Të shtëna me armë në rrugën “Bardhyl”, shoqërohen 7 persona

26/09/2017 00:00

Pas ngjarjes së raportuar për të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit, një tjetër ngjarjes është regjistruar në orët e mbrëmjes së të martës edhe në kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë informacione për të shtëna me armë në rrugë “Bardhyl” në kryeqytet dhe pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nga verifikimet janë gjetur 5 gëzhoja.

Nga të dhënat e para, policia bën të ditur se nuk ka persona të plagosur, ndërsa dyshohet se autorët kanë qëlluar në ajër dhe për këtë ngjarje ka shoqëruar 7 persona për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Sipas burimeve, ngjarja e ka zanafillën tek një konflikt që ka nisur në ambientet e një lokali dhe ka vijuar më pas në trotuar. Policia po kontrollon territorin dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta