Sekuestrohet hashash e municione në Krujë

26/09/2017 00:00

Një sasi e konsiderueshme municionesh, armësh dhe droge u gjet dhe sekuestrua nga policia lokale në një pyll të Krujës, ndërsa poseduesit janë shpallur në kërkim.

Policia ushtroi kontroll në pyllin e fshatit Barkanesh të Krujës, ku në zonën e quajtur “Guri i kuq” u gjetën 68.3 kg hashash të paketuara në thasë dhe futura në fuçi plastike, një kavanoz me 408 gr fara të kësaj bime narkotike.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 2 kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një krëhër për armë automatike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta