“Segmenti”, sekuestrohet gjysmë kg kokainë

26/09/2017 00:00

Agjentë të policisë së Durrësit kanë ekzekutuar paraditen e së martës operacionin e koduar “Segmenti”.

Në kuadër të operacionit, blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa kanë vënë në pranga 3 persona.

Gjatë bastisjes së një banese, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri, pistoletë, si dhe një shumë parash.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Laurian Malko, 32 vjeç; Mirvete Tupi, 47 vjeç dhe Elmaz Gjepali, 29 vjeç.

Droga sigurohej nga Gjepali dhe korriere ishte 47-vjeçarja, e cila më pas ia dorëzonte Malkos, që e shpërndante në Durrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta