Porto Riko mes miliarda USD borxhe dhe katastrofës natyrore

26/09/2017 00:00

Miliona njerëz në Porto Riko vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas uraganit Maria, siç tregon një imazh i ri i realizuar nga një satelit i qeverisë amerikane.

Jashtë kryeqytetit San Juan banorët janë ende të izoluar, pa elektricitet apo komunikime riparimi i të cilave do të kërkojë disa javë.

Edhe uji i pijshëm dhe medikamentet janë me pakicë. Guvernatori i ishullit paralajmëroi të hënën se një krizë humanitare po ndodhte në Amerikë, e kërkoi më shumë ndihma.

“Porto Riko është pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne duhet të veprojmë sa më shpejt’-ishin fjalët e Ricardo Rossellos për CNN. Ai i kërkoi Kongresit që përballë kësaj katastrofe te madhe te aprovonte një projektligj qe do t’i përgjigjej nevojave të vendit.

Ishulli, i zhytur në më shumë se 72 miliardë dollarë borxhe, përballet me rastin më të rende të falimentimit në historinë amerikane. Guvernatori pohoi se dështimi i ligjvënësve për të adresuar mungesën e fondeve do te nxisë një eksod të vërtetë duke detyruar portorikanët të largohen drejt vendeve të tjera të SHBA.

Presidenti amerikan shkruajti të hënën në rrjetin social twitter se ishulli gjendet ne telashe të mëdha dhe se u duhej dhënë zgjidhje çështjes së borxheve miliarda dollarëshe që i ka Wall Street-it dhe bankave.

Gjendja e ndalimqarkullimit  nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit vazhdon të jetë fuqi për të ndalur plaçkitjet dhe vandalizmin e 25 vetë u vunë në pranga mbrëmjen e së dielës për shkeljen e urdhrit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta