
Ish kongresmeni i New Yorkut Anthony Weiner u dënua me 21 muaj burg për mesazhet e qarta seksuale, që i dërgonte një vajze minorene.
Weiner pranoi në gjykatë në maj, se i kishte dërguar materiale të turpshme një minoreneje dhe ra dakord që të mos apelonte asnjë dënim me burg nën 27 muaj. Mediat amerikane raportojnë se Weiner qau në sallën e gjyqit, kur u shpall vendimi, mbase sepse priste që ta shlyente dënimin në shërbim prove.
53 vjeçari dha dorëheqjen nga kongresi në vitin 2011 për një skandal seksual dhe sërish u bë famëkeq për një tjetër të tillë në vitin 2013, kur kandidonte për bashkinë e New Yorkut. Por gjykatësi nuk u tregua aspak i butë dhe reskeptoi kërkesën e prokurorisë me justifikimin se sjellje të tilla nga një politikan amerikan, duhen ndëshkuar me burg.
Si zakonisht në gjyqe të tilla, avokati mbrojtës tha se Wenier veproi për shkak të një sëmundje të pakontrollueshme, për të cilën tashmë po kurohet, por fjalët e tij nuk bindën askënd.
Ky ishte skandali i tretë seksual në të cilin përfshihet Weiner që prej 2011-ës dhe këtë herë fakti që vajza ishte minorene, i kushtoi lirinë. Hetimi i Weiner luajti një rol edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pasi hetuesit gjetën në kompjuterin e tij e mail-e të ish gruas së tij Huma Adebin, ndihmësja e Hillary Clinton, duke hapur hetimin për kandidaten për presidente, megjithëse ky i fundit nuk solli asgjë.
Top Channel