Elbasan, plagoset i riu. Të shtëna me armë edhe në Tiranë

26/09/2017 00:00

Armët u dëgjuan sërish mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë.

Një i ri mbeti i plagosur pranë teatrit “Skampa” në rrugën “Beqir Dardha” dhe më pas u dërgua në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën, pasi ishte plagosur në këmbë.

Burimet flasin për një konflikt të çastit në një pikë bastesh në qendër të qytetit. Policia nuk ka dhënë detaje, por thotë se do të marrë në pyetje të riun për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkaq, në lokal policia po kryen veprimet hetimore dhe po pyet dëshmimtarët.

Po ashtu, të shtëna me armë pati në mbrëmje edhe në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Policia mori një telefonatë në numrin e emergjencës dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti 5 gëzhoja.

Blutë thonë se ka patur të shtëna me armë në ajër, ndërsa janë shoqëruar 7 persona për verifikim dhe sqarime. Ndërkohë, forcat e policisë po vijojnë të kontrollojnë gjithë zonën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta