Hani i Hotit, kapet me kanabis turisti nordik
25/09/2017 00:00
Agjentët e policisë kufitre në Hanin e Hotit, në Shkodër, kanë arrestuar një shtetas të huaj në posedim të një sasie të vogël kanabisi.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një shtetas islandez, me inicialet A.O dhe i moshës 24-vjeçare.
Teksa po kalonte kufirin atij i janë gjetur rreth 5.5 kilogramë lëndë narkotike, saktësojnë burimet.
Top Channel