Drejtuesit e spitaleve, kriteret e përzgjedhjes

25/09/2017 00:00

Drejtuesit e rinj të 16 spitaleve në vend, 5 univeristare dhe 11 rajonale, përveçse duhet të përmbushin disa kritere, do t’u nenshtrohen një testimi me gojë dhe me shkrim.

“Pasi të kenë dorëzuar dosjet do të bëhet selektimi i atyre që do të përzgjidhen për ta marrë në pyetje me shkrim. Testimi me shkrim do të kërkojë njohuri nga legjislacioni, menaxhimi e të tjera, ndërsa testimi me gojë ka të bëjë me vizionin që do të paraqesin ata për të ndryshuar dhe transfomuar spitalin”, thotë ministrja e Shëndetësia, Ogerta Manastirliu.
 
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nga një komision me 7 anëtarë, disa prej të cilëve do të jenë të huaj.
 
“Do të jenë emra të njohur të shëndetësisë, dy sipërmarrës të sukseshëm, drejtues të një spitali jashtë vendit dhe një ekspert nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, sqaron ministrja.
 
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se konkursi përfundon brenda 35 ditëve dhe në nëntor do të kemi drejtuesit e rinj të spitaleve.

“Ky konkurs do të garantojë që Ministria e Shëndetësisë të ketë në terren drejtuesit më të mirë, më të aftë në të gjithë sistemin spitalor në vend”, thotë Manastirliu.

Kriteret e kandidatëve:
a.    Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;
b.    Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
c.    Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
d.    Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
e.    Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA