Ish-ambasadori Bosch: Vizat nuk rikthehen. Krimi shqiptar, fryrje mediatike

24/09/2017 00:00

Për ish-ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i cili sapo ka mbaruar mandatin e ambasadorit të Holandës në Kosovë, vëmendja që ka marrë së fundi rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është e gjitha fryrje mediatike.

“Siç e dini, para pak javësh në një gazetë holandeze u publikua një dokument i policisë së Amsterdamit, një dokument që fliste për të ashtuquajturën ‘rritje të mafies shqiptare në Holandë’. Oficeri i policisë në raportin e tij shkroi se, ndoshta duhet rimenduar regjimi i vizave, sepse po shohim se liria e vizave ka rritur krimin. Ky ishte një dokument i brendshëm, nuk ishte i destinuar për mediet, ndaj duke u bërë publik mori një vëmendje më të madhe se ç’duhej”, tha Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, sipas tij nuk ka asnjë rrezik që në këtë valë emigracioni të rikthehet regjimi i vizave me Holandën.

“Duhet të mbetej në kufijtë e një dokumenti të brendshëm të policisë, pasi policët nuk janë diplomatë. Kemi një problem të madh me shqiptarët në Holandë. Të rinjtë përpiqen që të shkojnë me anije drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale. Në të shumtën e rasteve nuk ia dalin dhe jetojnë në rrugë. Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës. Holandezët u kërkojnë policëve që t’i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk munden ta bëjnë këtë. Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç’do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. Unë mendoj se, nëse ka krim, dhe krim ka kudo, nuk mund ta përgjithësojmë që janë shqiptarët ata që e bëjnë krimin në Holandë, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jetë viktimat dhe e gjitha kjo për faj të një polici”, tha Bosch.

Lidhur me perspektivën e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në BE, Bosch e sheh “dritën jeshile” pas 5 viteve.

“Nëse për emigrimin mund të them se jam ekspert i fushës, për integrimin nuk mund të them të njëjtën gjë. Kemi parë Juncker në Parlamentin Europian që po punon shumë dhe tha se rruga është e hapur, por ama, unë mendoj se nuk do të ndodhë tani, do të ndodhë në 4-5 vitet e ardhshme”, tha Bosch.

Top Channel

Nga Presidenti Begaj te Vjosa Osmani, cilët janë shqiptarët që marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut Me Meshën e Dritës kremtuar sot, më 26 prill, në orën 10.00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht në ditën kur Kisha Katolike e sidomos shqiptarët, që e kanë për Pajtore, kremtojnë Zojën e Këshillit të Mirë, Papës Françesku i jepet përqafimi dhe përshëndetja e fundit si kryetari i Kishës dhe dishepull i Krishtit. Mesha e Dritës, që shpreh besimin në Krishtin e Ngjallur, kremtohet në latinisht, siç parashikohet nga Ordo Exsequiarum Romani Pontificis në botimin e ri të vitit 2024 me thjeshtimet e dëshiruara nga Papa Bergoglio, e kryesohet nga dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re. Me të, do të bashkëkremtojnë 980 kardinaj, ipeshkvij e meshtarë. Gjatë Kungimit, do të shpërndajnë hosten shenjte 200 vetë caktuar për këtë shërbesë, ndërsa në anën e djathtë të tremes, ku ndodhet shtatorja e Shën Pjetrit, do të jenë mbi 4 mijë meshtarë. Përpara altarit, në të djathtë, ikona e Zojës Salus Populi Romani. 6 lutjet e besimtarëve do të lexohen në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe në gjuhën kineze. Pas Kungimit kremtohet Ultima commendatio, rekomandimi i fundit drejtuar Zotit për ta mirëpritur shpirtin e të ndjerit në bashkimin e lavdishëm të shenjtorëve, si edhe Valedictio, lamtumira, ose përshëndetja e fundit para varrimit, me Lutjen e Kishës së Romës ndjekur nga lutja e shqiptuar prej kardinalit Baldo Reina, vikar i përgjithshëm për dioqezën e Romës, si edhe, në greqisht, me Lutjen e Kishave Lindore ndjekur nga ajo e Patriarkut të Antiokisë të Greko-Melkitëve Youssef Absi. Në fund, kardinali Re spërkat me ujë të bekuar dhe kem arkivolin, i cili, më pas, kalon nëpër Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, me një procesion mortor, në Bazilikën e Zojës së Madhe ku do të bëhet varrimi. Procesioni del nga Shtet-Qyteti i Vatikanit prej së ashtuquajturës Porta e Perugino-s, kalon nëpër rrugët kryesore të qendrës historike të Romës, deri në Bazilikën e ndërtuar me dëshirën e Papës Liberi. Varri i Atit të Shenjtë është në navatën anësore të kishës, ndërmjet Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza. Varrimi paraprihet nga këndimi i 4 psalmeve dhe shoqërohet nga 5 lutje ndërmjetësimi, më pas këndohet “Atyna”. Pas lutjes së fundit, mbi arkivolin e Papës vendosen vulat e Kardinalit Kamerleng të Kishës Shenjte Romake, Kevin Joseph Farrell, të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, të Zyrës së Kremtimeve Liturgjike të Papës Romak dhe të Kapitullit Liberian. Pasi përfundojnë këto gjeste, arkivoli vendoset në varr dhe spërkatet me ujë të bekuar ndërsa intonohet lutja e Mbretëreshës Qiellore. Pastaj, formaliteti i fundit: noteri i Kapitullit Liberian harton aktin autentik, që vërteton varrimin dhe ua lexon të pranishmëve. Ai nënshkruhet nga kardinali Kamerleng, nga Regjenti i Familjes Papnore, imzot Leonardo Sapienza, nga Mjeshtri i Kremtimeve Liturgjike Papnore, imzot Diego Ravelli dhe, së fundi, nga noteri. Delegacionet e pranishme Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump. Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë. Nga Shqipëria, që dje, bënë homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit së bashku me delegacionet shtetërore e sot janë të pranishëm në meshë: kardinali shqiptar Ernest Simoni, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, kreu i Bashkësisë Myslimane sunite të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ergest Biti. Edhe emigrantët shqiptarë në Itali janë organizuar nën drejtimin e koordinatorit kombëtar të Kishës Katolike për ta, don Anton Kodrarit, për të marrë pjesë në përshëndetjen e fundit për Papën Françesku, i cili – kujtojmë – e zgjodhi Shqipërinë si vend të parë evropian për ta vizituar, më 21 shtator 2014; shpalli shenjte Nënë Terezën, më 4 shtator 2016; nënshkroi dekretin për lumnimin e 38 martirëve të parë shqiptarë të komunizmit, më 5 nëntor të po atij viti, duke shtuar edhe dy të tjerë më 16 nëntor 2024, që u ngritën në nderimet e altarit në Shkodër. Sot, qeveria e Tiranës e ka shpallur ditë zie kombëtare, duke e ulur në gjysmështizë flamurin në të gjitha institucionet shtetërore e publike, “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”, siç shkruhet në vendimin e datës 24 prill. Të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, transmetojnë muzikë funebër e shumë nga impenjimet politike, në këtë kohë fushate zgjedhore, janë shtyrë, ose bëhen pa muzikë.
26/04 11:45
Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi
26/04 10:50
Goditi në kokë djalin e ish deputetit pas sherrit në Farkë, vihet nën hetim 38-vjeçari
26/04 10:46
Parandalohet trafikimi i 32 kg kanabis nga Shqipëria në Greqi, një person shpallet në kërkim
26/04 09:56
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, sot ditë zie në Shqipëri! Flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë
26/04 09:46
Emri/ Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan
26/04 09:14
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta