“Vjeshta” zbret në Tiranë, 7 mjetë të bllokuara; bastisen 2 kazino

23/09/2017 00:00

Pas Elbasanit dhe Vlorës, operacionet e policisë “Vjeshtë 2017” dhe “Summer 2017″ janë shtrirë në qarkun e Fierit dhe Tiranës.

Në kryeqytet uniformat blu kanë bllokuar 7 automjete, një prej të cilëve i blinduar, si të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Blutë e kryeqytetit kanë evidentuar edhe dy kazino ku ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit, ndërsa në njërin prej tyre ushtrohej dhe shpërndarje e kokainës.

Pronari i një kazinoje u arrestua, ndërsa tjetri është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa në Fier nga kontollet e ushtruara janë bllokuar 16 automjete luksoze, mes të cilave edhe një makinë e blinduar, me qëllim verifikimin e tyre pasi dyshohet se janë të trafikuara nga vendet e BE-së.

Vlera e mjeteve në total përllogaritet mbi 2 milionë euro, ndërsa dy persona janë arrestuar pasi gjatë shoqërimit në komisariat kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta