Madridi “zapton” policinë katalanase

23/09/2017 00:00

Një zyrtar spanjoll mori kontrollin e policisë lokale në Katalonjë për të ndaluar referendumin kontradiktor të pavarësisë.

Diego Perez de los Cobos, një kolonel i Guardia Civil, do të drejtojë forcat e policisë spanjolle dhe katalanase në provicën autonome. Vendimi i lajmëruar nga Prokuroria e Përgjithshme spanjolle u justifikua si një mënyrë për të pasur koordinim më të mirë.

Emërimi u bë bazuar në një ligj që rregullon operacionet e përbashkëta në krahinat autonome. Por autoritetet katalanase e kanë kundërshtuar këtë lëvizje, e cila sipas tyre është një ndërhyrje e hapur tek policia rajonale.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, s’është e qartë nëse autoritet rajonale mund ta kundërshtojnë apo ndalin këtë emërim ligjërisht.

Veç emërimit të shefit të ri, Madridi zyrtar po dërgon mijëra forca policore në Katalonjë për të bllokuar referendumin që duhet të zhvillohet më 1 tetor. Gjykata kushtetuese e spanjës e ka cilësuar referendumin të jashtligjshëm, por liderët e katalonjës janë të vendosur që ta zhvillojnë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta