
Prej 13 vjetësh është President i futbollit, por gati po prej kaq vitesh është i apasionuar pas diçkaje tjetër: verës.
Armand Duka ka kultivuar pasionin e tij të fshehtë që lidhet edhe me traditën familjare, në vreshtat e Ishmit. Por në këtë përvjetor të pasionit tjetër të Presidentit të futbollit flet një tjetër person, që dikur ishte ministër i Bujqësisë, ndërsa sot thjesht si personi që ndan me të vëllait, të njëjtin pasion të verës.
“Ky vresht është ideuar nga im at në vitin 2004. Fidanët janë marrë në Itali, nëpërmjet ndërmjetësimit të agronomit Genc Juka. Atëherë, ai realizoi atë që ne ideuam edhe mbolli këtë vresht”, u shpreh Agron Duka.
Armand Duka së paku për këtë duket i kënaqur. Një kompensim ditën që ish-trajneri i Kombëtares me të cilën pati aq sukses në Europian, zyrtarizoi kontratën me një ekip spanjoll. De Biasi në Spanjë, Duka në Ishëm. Por e sigurt që kudo ku kanë qenë, të dy kanë festuar me një gotë verë të kuqe.
Top Channel