Veliaj: Automjetet elektrike, zgjidhje për ndotjen

22/09/2017 11:00

Tirana së shpejti do të ketë linjë autobusësh elektrikë.

Në “Ditën pa makina”, Bashkia e Tiranës i kujton operatorëve të transportit të qytetarëve se në këtë pikë do të konkurrohen nga bashkia.

“Operatorët kanë nënshkruar një kontratë, që shkruan se në çdo moment që bashkia ka një alternativë transportin elektrik, do i heqë licencën dikujt që ka mjete me naftë për ta zëvendësuar me dikë që ka mjete elektrike. Mesazhi për operatorët është që të vrapojnë për të blerë autobusë elektrikë sa nuk ju ka ardhur bashkia që t’ju marrë punën. Muajin e ardhshëm do të nisim testet e autobusëve elektrikë”, tha Veliaj.
 
Në bulevardin përpara Pallatit të Koncerteve janë ekspozuar taksi elektrike si dhe mjete alternative lëvizëse. Teksa ka bërë një llogari mbi ndotjen që shkaktohet në ajër nga makinat, kryetari i bashkisë i kërkon qytetarëve të priren drejt taksive elektrike për të lëvizur: “Janë licencuar rreth 800 taksi që prodhojnë 320 tonë karbon. Shto këtu 200 mijë makina, shto dhe 60 mijë që vijnë nga rrethet…”
 
Veliaj tha se në verë do të shtohen të tjera hapësira pedonale, përfshirë edhe sheshin “Nënë Tereza”: “Hapësirat e tjera pedonale do të jetë pjesa pas Ministrisë së Arsimit dhe ajo në zonën e bllokut”.

“Dita pa makina” është organizuar edhe në qytetet e tjera në vend, ku qytetarët janë ndërgjegjësuar për shmangien e automjetit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA