“Maria” vazhdon tërbimin, godet Republikën Domenikane

22/09/2017 00:00

Uragani “Maria” është duke lëvizur nga bregu lindor i Republikës Domenikane, mbi disa zona të së cilës solli shi dhe erëra të fuqishme, por ishte shumë më pak shkatërrues sesa në pjesë të tjera të rajonit.

Punta Cana, një pikë turistike tepër popullore e vendit, u përball me erëra të tërbuara dhe dallgë të larta.

“Maria” po u drejtohet tani ishujve Turks e Caicos dhe juglindjes së atyre Bahamas, duke i kërcënuar edhe ata me det të trazuar. Kur u përplas mbi Porto Riko, si uragan i kategorisë së katërt, “Maria” ishte stuhia më e fuqishme që fshikullonte territorin amerikan në më shumë se 90 vite, duke shkaktuar përmbytje masive e duke lënë pothuajse të gjithe ishullin pa energji elektrike.

Trump e shpalli Porto Rikon të enjten zonë fatkeqësie natyrore dhe tha se do të vizitonte ishullin, pa sqaruar megjithatë se kur. Në zonat e goditura, lëvizja është e pamundur dhe shkalla e rrezikshmërisë është e lartë.

Në ishujt Turks dhe Caicos, një pjesë e njerëzve kanë nisur të largohen, ndërsa të tjerë po përgatiten të fshihen për t’u mbrojtur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta