Në Kukës dimri ka trokitur më herët duke zbardhur majat e maleve. Pas tre ditesh me shi dhe ulje të temperaturave, maja e Gjalicës është zbardhur këtë të premte.

Rënia e dëborës së parë sinjalizon banorët për t’u bërë gati për stinën e ftohtë. Përgatitjet e para janë sigurimi i druve për ngrohje.

Një metër kub dru këtë vit kushton 3500 lekë, ndryshe nga vjet kur ishte 2500.

Në qytetin e Kukësit gjatë dimrit harxhohen më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri nga familjet,  pa llogaritur shkollat, institucionet parashkollore apo spitalet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta