Xhafaj pret ambasadoren holandeze, diskutohen masat kufitare

21/09/2017 00:00

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti këtë të premte në një takim ambasadoren e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd, e cila shoqërohej nga oficeri i kontaktit pranë misionit diplomatik.

Xhafaj e njohu ambasadoren me prioritetet e Ministrisë së Brendshme në këtë mandat qeverisës, mes të cilave nënvizoi procesin e vettingut në polici, luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe parandalimit të azilkërkimit.

Gjithashtu, ministri e njohu diplomaten me një sërë masash në forcimin e regjimit kufitar. “Një tjetër masë do të jetë forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe niveli profesional në pikat kufitare”, tha Xhafaj.

Nga ana e saj, ambasadorja vlerësoi punën e kryer dhe marrëdhëniet shumë të mira mes policive në të dy vendet. Ajo u shpreh e gatshme për të mbështetur prioritetet e reja të Ministrisë së Brendshme, përmes asistencës teknike dhe logjistike.

Zonja Van de Weerd shprehu besimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen dhe pohoi se ka vërejtur masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për frenimin e fenomenit të azilkërkimit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale përmes intesifikimit të shkëmbimit të informacionit.

Ndër të tjera, Van de Weerd u shpreh e bindur se vettingu në Policinë e Shtetit do të rrisë besimin e qytetarëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta