Uragan mbi Porto Riko, “Maria” zbarkon me erëra 250 km/orë

20/09/2017 00:00

Një shkatërrim total. Kështu i kanë përshkruar autoritetet e Porto Rikos pasojat e uraganit Maria që u përplas në ishull të mërkurën duke rrëzuar pemët në tokë e duke goditur 2/3 e Porto Rikos me erëra deri në 225 km në orë. I gjithë ishulli me 3.5 milionë banorë ka mbetur pa energji elektrike.  Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia kishte prekur tokën në Yabucoa në lindje të territorit amerikan.

Në ishullin Dominika, e cili u prek rëndë nga stuhia të hënën 7 persona kanë humbur jetën. Por pamjet e xhiruara nga ajri, që tregojnë dhjetëra shtëpi të rrafshuara, sugjerojnë se bilanci do të rritet gjatë orëve në vazhdim.

Sipas raportimeve, 90 perqind e godinave rezultojnë të shkatërruara. E megjithatë, lajmet që vijnë nga Dominika janë ende konfuze dhe jo zyrtare pasi ka probleme të mëdha komunikimi. Të paktën një viktime u shënua në ishullin francez të Gudalupas. Autoritetet atje nuk i kanë vlerësuar ende dëmet, por prefektura flet për rreth 80 mijë banesa pa energji elektrike.

Të martën, Maria goditi dhunshëm si stuhi e kategorisë së pestë ishujt Virxhin ku banojnë 55 mijë persona, e më pas preku tokën në Puerto Riko, duke u zbutur në kategorinë e katërt.

Guvernatori i Puerto Rikos, Ricardo Rossello, i kërkoi banorëve të strehohen në zona të sigurta. Problemi kryesor është se disa prej zonave të prekura nga uragani kanë pësuar dëme të rënda nga stuhia paraardhëse Irma. Nëpër rrugë gjenden ende rrënoja të shumta e autoritet druhen se erërat e forta mund t’i lëvizin ato, duke i sjellë një tjetër rrezik popullsisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta