Nis aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”

20/09/2017 00:00

“Të pastrojmë Shqipërinë që duam” është fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt . Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin  e ndalimit të ndotjes. Operacioni në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, qëndrat urbane, qëndrat historike ku do të përfshihen disa ministri; e Brendshme, e Mbrojtjes,admnistrata, shkollat, universitetet. Por aleatët tanë më të mëdhenj do të jenë qytetarët” tha ministri Klosi në takimin me kryetarët e 61 bashkive në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA