Mbetjet, në fshatrat e Vlorës shumë landfille ilegale

20/09/2017 00:00

Në 11 fshatrat e njësisë administrative Qëndër në Vlorë, prej më shumë se dy muajsh nuk pastrohen mbeturinat. Në fshatin Babice, banorët thonë se nuk i hapin dot dritaret dhe se kanë frikë nga sëmundjet.

Njësia administrative  Qendër po pret hapjen e tenderit për firmën pastruese nga bashkia e Vlorës.

“Kemi dërguar një shkresë në bashkinë e Vlorës për prokurim public , por asgje nuk është bërë. Në po mundim të zgjidhim me mënyra alternative heqjen e mbetjeve , por mbetet shumë shqetësim për banorët dersi sa të zgjidhet një firmë pastrami për heqjen e këtyre mbetjeve”, tha Margarita Koco.

Me ndarjen e re territoriale problemet si këto  përsëriten shpesh. Por deri në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë, pirgjet anës rruges nacionale dhe nëpër fshatra do të vazhdojnë t’i shqetësojnë banorët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA