
Thatësira e tejzgjatur e verës që lamë pas rriti çmimet e frutave dhe perimeve në tregun agro-ushqimor të qytetit të Kukësit.
Sipas tregtarëve, thatësira reduktoi prodhimin vendas gjatë verës gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve.
“Kam qenë thatësirë këtë vit, nuk ka pasur ujë, prandaj është krijuar kjo situatë. Një mijë lekë kilogrami i kastravecit është gjynah për popullin, pasi është mall konsumi. Domatja, po ashtu është 1 mijë lekë, është shtrenjtë, ndërsa molla është më ndryshe”, shprehet një tregtar.
Qytetarët ankohen se nuk i përballojnë dot çmimet për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.
“Janë shumë shtrenjtë, të gjitha janë shtrenjtë. Kanë shkuar çmimet në atmosferë”, shprehen qytetarët.
Në tregun e qytetit të Kukësit, çmimet e frutave dhe perimeve pësojnë ulje gjatë verës dhe vjeshtës, por ndryshe nga vitet e tjera këtë fillim vjeshte ato kanë qenë në rritje.
Top Channel