Probleme me pronat, kërcënonte të hidhej nga shtylla e tensionit
19/09/2017 00:00
Një 53-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga lartësia e një shtylle tensioni.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 në fshatin Domje, ku Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj të Durrësit ka hipur në majën e një shtylle tensioni.
Sipas deklarimeve të të shoqes që ndodhej në vendngjarje, Plaku ka probleme me pronat. Ai zbriti pas negociatave nga shtylla pas dy orësh.
Top Channel