Ndalohen dy refugjatë palestinezë dhe guida shqiptare

19/09/2017 00:00

Dy palestinezë dhe një shqiptar që do t’i kalonte matanë kufirit në Mal të Zi janë arrestuar në qytetin e Koplikut këtë mëngjes.

Ismet Bajramaj, 52 vjeç nga Shkodra, po përdorte për qëllime trafikimi automjetin e tij tip “Volkswagen”. Ndërkohë, dy palestinezët synonin të arrinin shtetet e Bashkimit Europian.

Ndaj shqiptarit të arrestuar është ngritur akuza e “ndihmës për kalim të paligjshëëm të kufirit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta