Uragani Maria është fuqizuar në një stuhi të kategorisë së katërt, ndërsa i afrohet ishujve Leeward në Karaibe, me erëra deri në 200 km në orë.
Maria pritet të godasë ishullin mbrëmjen e së hënës, me orën lokale. Paralajmërime për uraganin janë lëshuar në ishujt Guadelupe, Dominica, Saint Kiit, Montserrat, etj.
Disa prej këtyre ishujve po rimarrin ende veten nga uragani Irma, që shkaktoi të paktën 37 viktima dhe dëme miliarda dollarëshe. I rrezikuar është edhe Puerto Rico, ishull ku janë strehuar shumë prej të evakuarve nga uragani Irma.
Ishulli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në prag të goditjes nga stuhia, që pritet të ndodhë të mërkurën. Në territorin francez të Guadelupes, shkollat, bizneset dhe godinat qeveritare janë mbyllur dhe përmbytje të rënda priten në zona të ulëta të ishujve.
Ishujt Leeward, ku Maria do të godasë fillimisht, përfshijnë Antiguan dhe Barbudan. Qendra kombëtare e uraganeve tha se reshjet e dendura, të shoqëruara me dallgë shkatërruese, do të rrisin nivelin e detit me 1.5 deri në 2.1 metra.
Sasia e reshjeve në disa zona në pjesën qendrore e jugore të ishujve, do të arrijë në 51 cm.
Top Channel