Tregu i perimeve, fermerët: Të kontrollohet shitja dhe magazinimi

18/09/2017 00:00

Fermeri Hyqmet Peshku është një ndër kultivuesit e shumtë të perimeve në Divjakë.

Pavarësisht tokës pjellore të ultësirës perëndimore, fermeret thonë se puna e tyre vështirësohet me shtimin e prodhimit. Hyqmeti si shumë të tjerë kërkon një mekanizëm kontrollues që të rregulloje tregun dhe  magazinimin e prodhimeve. Këtë vit problemet i ka përjetuar me shitjen e karrotave.

“Nuk ia leverdis fare. Një pako farë karrote, peshon a nuk peshon 200 gr është 120 mijë lekë, një thesë pleh 25 kg, është 28 mijë lekë, gjysëm kile helm për të ngordhur krimbat që dëmtojnë bimën është 15 mijë lekë. Kostot janë shumë të larta, të paktën jemi të lidhur me punë e punësohemi sa për të ngrënë një copë bukë”, thotë Hyqmeti.

“Malli nuk po shitet dhe punën e kemi shumë të rëndë. Do marrësh 10 mijë lekë po çdo bësh me të. Ka pasur raste që mallin e kemi hedhur në tokë”, thotë një fermere.

50% e tokave të fermereve në Divjakë mbillen me kultura bujqësore gjatë gjithë stinëve të vitit, duke kombinuar mbjelljet e hershme me ato të vona,  por mungesa e tregut ka bërë që shumë nga këto prodhime të groposen. Ndërsa fermerët jo rrallë, nga të ardhurat e shitjeve sigurojnë vetëm  mbijetesen, por jo fitimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA