Siguria në rrugë, kontrollohen dhe gjobiten mijëra drejtues mjetesh

18/09/2017 00:00

Policia rrugore ka nisur operacionin Tispol të rekomanduar nga misioni PAMEKA në Tiranë.

Operacioni synon rritjen e sigurisë dhe zbatimin e rregullave për përdorimin e rripit të sigurisë dhe mbajtjes së sediljeve të veçanta për transportin e fëmijëve.

Kontrollet ushtrohen kryesisht nga ora 9.00 deri në 11.00 të mëngjesit dhe pasdite nga ora 17.00 deri në orën 20.00. Janë kontrolluar 18 mijë mjete në të gjitha akset rrugore dhe janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit 2170 drejtues mjetesh.

Ju është hequr patenta 36 shoferëve për transport të pasigurt të fëmijëve. Siguria e transportit të fëmijëve është një nga rregullat strikte të Bashkimit Europian. Policia jep statistika sipas të cilave nga janari 2016 deri në gusht të këtij viti kanë ndodhur 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve, 30 prej të cilëve humbën jetën, 64 të plagosur rëndë dhe 272 të lënduar lehtë.

Aksidenti më i fundit ndodhi pasditen e djeshme në Kamëz ku një 15-vjeçar humbi jeten dhe tre të mitur të tjerë nga 11 deri në 16 u plagosën. Ata kishin marrë një automjet të cilin me pas e përplasen me një shtyllë në anë të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA