Radhë në Kapshticë, dogana greke punon me dy sportele
18/09/2017 00:00
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë krijuar radhe ta gjata për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me dy sportele.
Sezoni i mbledhjes së prodhimeve të stinës e sidomos vjelja e ullinjve ka bërë që përveç emigrantëve, Greqisë t’i drejtohen edhe punëtorët sezonale. E hëna i ka gjetur në radhe me tre korsi.
Autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet duke i kthyer disa nga pikat e përpunimit të dokumentacionit në funksion të shtetasve që dalin nga Shqipëria.
Top Channel