Elbasan, “Audi” godet mjetin e policisë

18/09/2017 00:00

Në kuadër të zbatimit të planit të operazionit “Summer 2017 Elbasani”, me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, efektivët e policisë kanë vijuar kontrollet.

Gjatë ditës së sotme, në lagjen “Dyli Haxhire”, është konstatuar një mjet luksoz, me targë AA 040 OJ, drejtuesit të të cilit iu kërkua të shoqërohej në polici, për verifikimin e dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një patrullë policie, një mjet tip “Audi” erdhi me shpejtësi dhe goditi mjetin e policisë, me targa  MB 002 AA.

Më pas, mjeti që goditi makinën e policisë, u fut në Tregun Ushqimor. Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta