Dëmtimi i rrugës në Mat, banorët: Shkak cilësia e keqe

18/09/2017 00:00

Shembjet e dheut në aksin rrugor Ura e Matit-Rrëshen po rrezikojnë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe banorët e zonës.

Pranë banesës së Gjergj Picakut në fshatin Perlat, rruga është dëmtuar duke mbetur vetëm me një kah qarkullimi. Dëme ka pësuar edhe kanali vadites dhe tubacionet e ujit të pijshëm.

“Këtu nuk është bërë asnjë gjë, as ndërhyrja më e vogël. Premtime ke sa të duash, të tëra i premtojnë gjatë votimeve, por më pas asgjë nuk bëjnë”, thotë Gjergj Picaku, banor i fshatit.

“Rruga është bërë shumë keq dhe çdo ditë bëhet edhe më keq. Këtu kalojnë mjete të rënda. Ata i mbulojnë gropat, por gropat nuk mbulohen me lopata”, shprehet Ali Nika, drejtues mjeti.

Sipas banorëve që e përshkojnë përditë këtë rrugë, shkaktarët e dëmtimit janë mjetet e tonazhit të rëndë, por dhe cilësia e dobët e punimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA