Elbasan, 3 të arrestuar për parà false

17/09/2017 00:00

Policia e Elbasanit arrestoi 3 persona për përdorim të kartëmonedhave të huaja false.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të Cërrikut, teksa po udhëtonin me një mjet tip “Peugeot”, ku gjatë kontrollit u gjet dhe sasia e kartëmonedhave të dyshuara.

Në pranga ranë Luan Duka, 41 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale; Agron Rrucaj, 23 vjeç; si dhe 19-vjeçarja Nafie Miraka.

Të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë këmbyer 3 kartëmonedha me prerje 100 euro secila, në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Gramshit, të cilat dyshohet se janë false.

Policia sekuestroi gjithashtu një shumë prej 11 mijë eurosh monedha false.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta