
Aventura e një 15 vjeçari, i cili mori fshehurazi automjetin e të atit, për të bërë xhiro me shokët e lagjes, ka përfunduar tragjikisht pasditen e të dielës.
Pasi hipi 3 shokë, bashkëmoshatarë, në automjetin Mercedez-Benz të babait, i riu ka lëvizur me shpejtësi në zonën e Kamzës, ku në rrugën ‘Donald Tramp’ humbi kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Një prej shokëve të tij pasagjer, humbi jetën rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët 11 dhe 16 vjeç, mbetën të plagosur.
Sipas dëshmitarëve, si i mituri që drejtonte mjetin pa leje përkatëse, ashtu dhe bashkëmoshatarët e tij, nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit, ndërkohë që makina është parë teksa bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Policia ka nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë, ndërkohë që në komisariat është shoqëruar edhe i ati i të miturit, pronari I automjetit.
Top Channel