Kanos me armë bashkëfshatarin, pranga 72-vjeçarit
16/09/2017 00:00
Një konflikt mes dy personave është verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Kukësit.
Pas një debati, shtetasi Shaip Peposhi, 72 vjeç dhe banues në fshatin Zall Lusën ka kanosur me armë një bashkëfshatarin e tij.
Duke ndërhyrë në kohë, forcat e policisë kanë arrestuar 72-vjeçarin dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pushkën e tij.
Ndërkohë, materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës për veprat penale “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Top Channel