Universiteti i Shkodrës gati që të presë studentët nga Mali i Zi

15/09/2017 00:00

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës bisedoi për arsimimin e të rinjve shqiptarë jashtë kufirit me dy zëvendësministra nga Mali i Zi.

Rektori Adem Bekteshi tha se universiteti është i gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat e të rinjve shqiptarë në Malin e Zi, për të studiuar pranë këtij universiteti. 

Zëvendesministri nga Mali i Zi, Marash Duka dhe zv/ministri i Arsimit dhe ai i Pakicave, Leon Gjolaj thanë se kontributi i këtij universiteti është i pazëvendësueshëm për shqiptarët në Mal të Zi.

Duka kërkoi rritje të kuotave në doktoraturë, ndërsa zëvendësministri i Pakicave në Malin e Zi, Leon Gjolaj, u shpreh se ky bashkëpunim me Shkodrën ka krijuar një imazh mjaft pozitiv në Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA