Rrugët e Shkodrës, banoret e lagjes Kiras kërkojnë investime

15/09/2017 00:00

Reshjet e shiut të diteve të fundit rikthyen problemet me infrastrukturën në disa zona të qytetit të Shkodrës. Shqetësuese për banorët është rruga në lagjen Kiras.

Pavarësisht se ka dy ditë që nuk ka më reshje, gropat në rrugë vazhdojë të qëndrojnë të mbushura me ujë. Ky aks rrugor pavarsisht se ndodhet vetem 500 meter larg qendres së qytetit. Banorët thonë se prej vitesh marrin premtime por jo veprime.

Fakti që në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim prej vitesh ka bërë që ky segment të degradojë saqë kur bie shi rruga eshtë pothuajse e pakalueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA