“Koshtan”, sekuestrohen 81 kg kanabis në Gjirokastër

15/09/2017 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 81 kg kanabis sativa në dy operacione policore, “Koshtan”.

75 kg kanabis janë sekuestruar në një banesë të braktisur në fshatin Koshtan të Memaliajt. Droga ishte futur në disa thasë, dhe bashkë me to u gjet dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”. Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë në Libohovë të Gjirokastrës janë sekuestruar edhe 6 kg të tjera kanabis dhe është vënë në pranga Nedin Karavidha, 45 vjeç. Droga u gjet në shtëpinë e tij.

Top Channel