Dhunonte anëtarët e familjes, arrestohet 79-vjeçari

15/09/2017 00:00

Një 79-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj pjesëtarëve të familjes.

Avdyl Canalia është denoncuar nga të afërmit e tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një automatik, 105 fishekë dhe 60 kapsolla. Ndaj të moshuarit rëndojnë akuzat e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Top Channel