“Skënderbej” në Bienalen e Ariktekturës në Çikago

14/09/2017 00:00

Sheshi “Skënderbej është përzgjedhur si një nga projektet më të mirë që do të diskutohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka zbardhur detaje nga ky forum ku pritet të marrë pjesë edhe një grup ekspertësh nga Bashkia e Tiranës. “Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër  që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Ne në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam i ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora””, është shprehur Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pavarësisht se ishte një vendim i guximshëm, u arrit që një nga nyjet më të ndotura të Tiranës të shndërrohej në hapësirën më të madhe pedonale të gjithë rajonit tonë.

Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA