Çerdhet e Tiranës, ushqimi i mirë shton regjistrimet

14/09/2017 00:00

Jo vetëm gjendja e klasave dhe e ngrohjes, por edhe ushqimi, është një nga arsyet që prindërit në Tiranë preferojnë t’i çojnë fëmijët e mitur në çerdhet publike. Standardet sipas dietologëve për fëmijë dhe cilësia e produkteve janë elementët që kanë rritur ndjeshëm cilësinë e ushqimit.

“Sot kanë mualebi, lëng frutash, supë. Pasditja është qumësht ose kos”, tregon kuzhinierja  Dhurata Merepeza.

Perverse janë rikonstrukatuar, menuja ushqimore dhe siguria e tij, bëri që çerdhet e Tiranës të kërkoheshin nga prindërit më shumë se sa ato private. Top Channel  pa nga afër çfarë konsumojnë në vaktin kryesor vogëlushet e çerdheve
“Këtu kam supën për grup moshën e 6-10 muajsh, kanë supën, purenë. Supa ka lëngun e mishit specin, karrotën pataten, 200 gramë për fëmijë”, shton kuzhinierja  Dhurata Merepeza.

Kuzhinierja që ka dhe rolin kryesor, përdor të llogaritur në gramature dhe ingredientët.

Drejtoresha e çerdhes shpjegon se furnizimi bëhet çdo ditë i freskët dhe produktet vijnë të pajisura me certifikatën e kontrollit.

“Furnizimi  vjen çdo ditë rreth orës 11:00, futen në frigorifer. Ruajmë edhe kampionë të ushqimit për një ditë më parë”, u shpreh Bardha Baholli,drejtoreshë e çerdhes.

Fëmijët në çerdhe konsumojnë katër vakte përfshirë frutat, por kush e përcakton menunë e tyre.

“Menuja ushqimore si në kopshte dhe çerdhe është hartuar nga një grup specialistësh në bazë të rekomandimeve të OBSH”, thotë Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA