
Bashkia e Gjirokastrës po zbaton disa mekanizma për të lehtësuar pagesën e taksave të prapambetura.
Sipas kreut të Agjensisë së të Ardhurave, vetëm këtë vit janë zbatuar rreth 157 akt-marrëveshje që rregullojnë shlyerjen e debisë me këste.
Kjo agjensi ka angazhuar një rrjet negociatorësh, me qëllim që të ofrojë një qasje më sociale ndaj familjeve me të ardhura të vogla, pensionistëve, por edhe bizneseve te vogla.
“Një nga problemet kryesore në tatime janë debitorët. Ne arrijmë të kontaktojmë me ta dhe bëjmë kontrata të përbashkëta në mënyrë që borxhet të shlyhen me këste”, thotë Asim Peta.
Por, ajo që vijon të mbetet problematike, sipas Agjensisë së të Ardhurave në Gjirokastër, është mosshlyerja e detyrimeve vendore, përkatësisht taksave të pastrimit dhe ndriçimit, prej pothuaj 70% të institucioneve shtetërore.
Top Channel