Shqipëria në samitin botëror të Terrorizmit

12/09/2017 00:00

Shqipëria merr pjesë në samitin botëror të Terrorizmit që mbahet në Herzliya, Tel Aviv të Izraelit.

Delegacioni kryesohet nga drejtori i antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano. Në këtë aktivitet të rëndësishëm marrin pjesë personalitete të larta të politikës dhe agjencive ligjzbatuese e inteligjente nga mbarë bota.

Në dy ditët e para delegacioni shqiptar ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të ICT, Instituti Ndërkombëtar kundër Terrorizmit, dhe me agjencitë ligjzbatuese homologe Izraelite të luftës kundër terrorizmit.

Gjatë këtyre takimeve u shpreh gatishmëria e palëve për të mbështetur strukturat e antiterrorit me trajnime dhe logjistikë bashkëkohore si dhe asistencë për ndjekjen e rasteve specifike me interes të përbashkët.

Në ditët në vijim do trajtohen kërcënimet aktuale dhe masat për t’ju kundërpërgjigjur bashkërisht fenomenit.

Top Channel