
Pas ndarjes së re administrative, Agjencia e Shërbimeve Bujqësore Veterinare dhe Mjedisore ne Gjirokastër po has vështirësi me sistemin e kanaleve kulluese, të amortizuara prej mëse 3 dekadash.
Mungesa e theksuar e investimeve për sistemimin e përrenjëve malorë që përshkojnë Gjirokastrën, si dhe situata e rënduar kanaleve të sistemit V2 janë ndër asetet në gjendje më kritike që trashëgoi Bashkia e Gjirokastrës. Fillimi i shirave e përkeqëson situatën.
Rreth 8000 metër linear kanale të sistemit V2, sipas specialistëve lokalë janë tashmë në funksion për ujitjen dhe kullimin, ndërsa kanalet kryesore vaditës dhe shtrati i lumenjve është ende në gjendje kritike.
Zonat e thella malore, aty ku kanalet janë ndërtuar me punë vullnetare që prej kohës së komunizmit, janë ato që paraqesin edhe problemet më serioze. Ish-komunat nuk kanë patur asnjëherë fonde për të ndërhyrë duke bërë që më shumë se 300 hektarë tokë të ngelet djerrë për shkak të mungesës së vaditjes dhe kullimit.
Top Channel