Viti i ri shkollor, 33 mijë nxënës për herë të parë në banka

11/09/2017 00:00

Rreth 33 mijë nxënës janë ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës, për të nisur një rrugëtim sa të gjatë e të vështirë, po aq edhe të bukur.

Kamera e Top Channel shkoi në një nga shkollat e kryeqytetit, ku bisedoi me disa nga vogëlushët.

– Si ndihesh sot?
– Unë mezi prita gjithë verës që të vij në klasë të parë.
– I ke blerë të gjithë librat?
– Po, i kam blerë. Kam harruar vetëm një.

Por emocioni i kësaj dite, që të shoqëron gjatë, të bën të mos ndjesh as lodhjen që të shkakton çanta e madhe mbi shpinë, e cila peshon shumë.

– Është e rëndë çanta?
– Po, është.
– I ke blerë të gjithë librat?
– Po, kam harruar vetëm një.
– Po çfarë ke futur tjetër në çantë që peshon kaq shumë?
– Një fletore pune dhe një portofol.
– Si ishte dita e parë e shkollës?’
– Shumë e bukur.

Gezimi i ditës së parë nuk shuhet edhe pas përfundimit të mësimit, ndërkohë që javën e parë do ta përfundojnë mësimin shpejt.

“Dita e parë ishte shumë e bukur. Mësuesja ishte shumë e mirë”, u shpreh një vogëlushe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA