Shkollat “rregullojnë” trafikun; Unaza e Madhe hapet të shtunën

07/09/2017 00:00

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës ka gati masat për elimiminim e trafikut që do të krijohet veçanërisht nga nxënësit.

“Është hartuar një plan masash, ku janë përcaktuar detyra konkrete për të gjithë efektivët kryesisht në oraret e pikut, do vendosen shërbime në çdo semafor që ndodhet afër shkollave. Do të vendosim pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës që mjetet e transportit të mallrave të mos lëvizin në unazën e mesme të qytetit”, thotë Gentjan Vocaj, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë Bashkiake.

Por, ajo që do ta bëjë më funksionale unazën e madhe është segmenti që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën. Bashkia e Tiranës konfirmon se mbikalimi do të hapet ditën e shtunë, 2 ditë përpara nisjes së vitit shkollor 2017-2018.

“Policia bashkiake do të ketë shërbime të përforcuara në të gjithë territorin sidomos në ditën e parë të shkollës dhe në javët në vazhdim me detyra specifike si moskrijimi i radhëve të gjata para dyerve të shkollave pasi kjo ka qenë problem edhe vitin që kaloi”

Njësoj si vitin e kaluar, edhe sivjet penalitetet për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor janë të ashpra.

“Masa administrative është 5 mijë lekë të reja për shkelësit”, thotë Vocaj.

Top Channel