Makina përmbyset pranë “Malit të Robit”, bllokohet përkohësisht qarkullimi

07/09/2017 00:00

Një aksident i ndodhur pak para mesdite në aksin rrugor Durrës-Kavajë, ka bllokuar përkohësisht qarkullimin.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë pranë “Malit të Robit”.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por aksidenti ka shkaktuar trafik të dendur dhe bllokim të përkohshëm të këtij segmenti.

Top Channel