Berat, kamioni me lëndë për fasoneri shpërthen në flakë

07/09/2017 00:00

Një kamion me lëndë të parë për prodhimin në një fabrikë këpucësh në Berat është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së të enjtes.

Zjarri ka shpërthyer me shpejtësi, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.

Fatmirësisht, flakët nuk rrezikojnë fabrikën e prodhimit të këpucëve, pasi kamioni me lëkura që do të përdoreshin për prodhim ka qenë i parkuar larg godinës së prodhimit.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkrepëse e hedhur në pjesën me amballazh për prodhim, që ndodhej në trajler.

Top Channel