Trump pranon marrëveshjen e demokratëve për viktimat e uraganit

06/09/2017 00:00

Donald Trump ka rënë dakord me planin e demokratëve për të hequr kufirin e borxhit për tre muaj, për të financuar qeverinë dhe për të ndihmuar viktimat e Uraganit Harvey.

Presidenti amerikan shkoi kundër udhëheqësve republikanë, të cilët donin të zgjasnin këtë periudhë, deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018.

Demokratët njoftuan marrëveshjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë 8 miliardë dollarë për viktimat e Harvey.

Kongresi duhet të miratojë marrëveshjen para se të finalizohet. Trump u tha gazetarëve në bordin e ‘Air Force One’ se ai kishte pasur një takim shumë të mirë me Udhëheqësin e Pakicave të Shtëpisë, Nancy Pelosi dhe Udhëheqësin e Pakicave të Senatit, Chuck Schumer.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, kemi arritur në një marrëveshje dhe mendoj se marrëveshja do të jetë shumë e mirë. Ne ramë dakord për një zgjatje tre-mujore të heqjes së tavanit të borxhit, të cilin ata e konsiderojnë të shenjtë”, u shpreh Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA