Në këto 12 muajt e fundit dieta ketogjenik ka qënë ndër më të komentuarat në media, duke shtuar dhe faktin se është përdorur nga emra të njohur të Hollvudit. Një dietë me pak kalori por e pasur në yndyrna.
Por teksa disa betohen për rezultatet e tij ka të tjerë që nuk janë të bindur. Lee Holmes, një nutricioniste, thotë se programi mund të ketë efekte negative në shëndetin e zorrëve.
“Si bazë është një mënyrë ngrënie me pak karbohidrate dhe shumë yndyrna, duke reduktuar karbohidratet në mënyrë drastike dhe zëvendësimin e tyre me yndyrna”, thotë Lee.
Privimi nga karbohidratet na bën të humbim shumë përfitime nga disa ushqyes që na duhen për funksionimin normal të zorrëve dhe sistemit imunitar. “Në veçanti ne mund të humbasim prebiotikët shumë të rëndësishëm që janë në rrënjët e perimeve, farërat, frutat etj”, thotë më tej Lee. E rëndësishme është të mbani një diet të balancuar për të mirën e zorrëve tuaja.
Lee thotë se çelësi është monitorimi se si ndihesh në dieton ketogjenike dhe të jeni të vetëdijshëm për trupin tuaj. “Nëse jeni fans i kësaj lloj diete dhe jeni të lumtur se si ndiheni dhe rezultat që shihni, atëherë shumë mirë. Por mos harroni të mbështesni trupin tuaj të marri të gjithë elementët e nevojshëm”, thotë ajo.
Lee rendit disa ushqime mjaft të pasura me prebiotikë, si qepa, perimet rrënjë si karrota, apo rrepa, fara liri, tërshëra, preshi dhe algat e detit.
Top Channel