“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen Nissani prezantoi një variant më të gjatë të makinës së tij elektrike më të shitur, “Leaf”, në mesin e një ashpërsimi të ndjeshëm të konkurrencës në tregun e këtyre automjeteve, që po zgjerohet gjithmonë e më shumë.
“Leaf”-i i ri mund të udhëtojë gati 50% më tepër me një karikim të vetëm, sesa paraardhësi i tij, ndërsa përmirësimet e tjera prekin edhe teknologjinë e pavarur të drejtimit të mjetit dhe një dizajn më modern.
Mbi 283 mijë makina “Leaf” janë shitur, që kur firma japoneze e çeli fillimisht këtë degë të sajën në vitin 2010, duke e bërë atë automjetin më të kërkuar të këtij lloji në botë. Por, konkurrenca në të ashtuquajturin “tregu i makinave të gjelbra” është duke u rritur me shpejtësi, e nxitur edhe nga shtrëngimi i standardeve të emetimit të gazeve të dëmshme në mbarë botën.
“Modeli i fundit i Leaf është vërtet një makinë që përmban të gjithë fuqinë qendrore të Nissanit. Ajo praktikisht mishëron ‘lëvizshmërinë inteligjente’ të firmës sonë”, tha Hiroto Saikaëa, president i “Nissan Motor Co. Ltd”.
“Kur Nissani nxorri ‘Leaf’-in në fillim, konkurrentët na quajtën të çmendur. Por sot, pothuajse çdo prodhues automobilësh në botë është duke ndjekur shembullin tonë”, tha Daniele Schillaci, zv.president i marketingut dhe shitjeve te Nissani.
“Leaf”-i i ri del në shitje në Japoni në muajin tetor, ndërsa në vendet e tjera nga fillimi i vitit që vjen. Përveçse miqësore me ambientin, makinat elektrike, të konsideruara dhe si automjetet e së ardhmes, shihen nga mjaft njerëz si një alternativë praktike ndaj makinave me benzinë.
Top Channel