IKMT, aksione në Velipojë e Vlorë
06/09/2017 00:00
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur dy aksione në qytete të ndryshme.
Kështu, sot ka filluar prishja e 5 ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Velipojës. Objektet janë nga një deri në tre kate, me konstrukt beton arm.
Ndërkohë, në Vlorë, në kuadër të projekteve për rikualifikimin urban përgjatë shëtitores dhe vazhdimin e unazës Vlorë-Uji i Ftohtë, do të nisë prishja e 5 objekteve një dhe dy katësh.
Pronarët e këtyre objekteve janë shpronësuar me VKM.
Top Channel