E denoncon gruaja për dhunë, i gjejnë hashash në shtëpi
06/09/2017 00:00
Policia e Vlorës zbuloi rastësisht një sasi droge, teksa kërkonte të arrestonte një 53-vjeçar nga Babica e Vlorës, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja për dhunë në familje.
Bujar Nushaj ishte larguar nga shtëpia kur mbërriti policia, por në të dy banesat në emër të tij në fshatrat Penkovë dhe Babicë u sekuestruan gjithsej 26 kilogramë hashash.
Top Channel