Durrës, sekuestrohen 32 kg kanabis sativa
06/09/2017 00:00
Policia e Durrësit ka sekuestruar në një dyqan jofunksional 32 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim një person.
Sipas policisë në sajë të operacionit të koduar “The Shop” sasia e drogës u gjet në dyqanin në lagjen nr 17/1 dhe në kërkim është shpallur pronari i këtij ambienti, L. C., 41 vjeç.
Top Channel